• Mbrojtja e Mjedisit
  • Ndotja dhe mbrojtja e mjedisit
  • Ndotesit
NDOTJA DHE MBROJTJA E MJEDISITÇka është mbrojtja e mjedisit?
Mbrojtja e mjedisit është praktikë e mbrojtjes së mjedisit, në nivel individual, të organizatave ose të qeverisë, në dobi të mjedisit natyror dhe (ose) të qenieve njerëzore.

Mbrojtja e mjedisit nga aktivitete të ndryshme të njeriut është e nevojshme.

Çka është ndotja?

Ndotja paraqet hedhjen e materialit kontaminues (ndotës) në mjedis. Ajo shkaktohet kryesisht nga aktivitetet e njeriut, por gjithashtu mund të jetë rezultat i fatkeqësive natyrore. Ndotja ka ndikim dëmtues në çfarëdo organizmash të gjallë në mjedis, duke e bërë praktikisht të pamundur qëndrueshmërinë e jetës.

Picture
NDOTJA E TOKES


dotja e tokës paraqet ndotjen e sipërfaqes natyrore të Tokës nga aktivitetet industriale, komerciale, shtëpiake dhe bujqësore.

 Toka ku ne jetojme dhe zhvillojme veprimtarite tona eshte mjaft e rendesishme.Pa te nuk mund te kete jete ashtu si dhe uji.Toka eshte e rrezikuar nga ndotja.Te njejtet faktore qe ndotin ujin e ajrin e ndotin edhe token.Nga ana tjeter toka eshte e rrezikuar edhe nga humbja e shtreses se siperme qe perdoret prej njeriut per zhvillimin e bujqesise,blegtorise.Humbja e saj vjen nga fenomeni I shpyllezimit,erozionit,ndryshimit te temperaturave etj.

Mënyra më e mirë për të parandaluar ndotjen e tokës është përmes menaxhimit të mbeturinave në mënyrë adekuate, shfrytëzimit të tokës në mënyrë adekuate dhe praktikave adekuate bujqësore.


Picture
NDOTJA E UJIT


Ndotja e ujit paraqet hedhjen e materieve kimike, biologjike dhe fizike nëpër sasi të mëdha të ujit, të cilat materie shkatërrojnë cilësinë e gjallesave në të dhe që e shpenzojnë atë

Uji eshte nje nga elementet kryesore per jeten e njeriut pasi nepermjet tij ne gatuajme,pastrojme etj.Industria,bujqesia jane konsumatore te medhenj te ujit.Burimet ujore,po preken si nga faktore shoqerore ahtu edhe nga faktore natyrore.Nder faktoret natyrore jane:kalimi I ujit ne siperfaqe ose ne thellesi duke u pezrier me ujrat e ndotura etj.Nder faktoret shoqerore mund te permendim ndotja qe vjen nga perdorimi I kimikateve,derdhja e mbeturinave,derdhja e naftes etj.Ndotja e ujit sjell pasoja te renda per jeten si:zhdukja e gjallesave te ndryshme te ujit,mosperdorimi per nevojat jetike te ujit,perhapjen e semundjeve infective etj

Mënyra më e mirë për parandalimin e ndotjes së ujit është që të mos hedhim mbeturina dhe materie të tjera kimike të dëmshme në burimet tona të furnizimit me ujë.


Picture
NDTOJA E AJRIT

Ndotja e ajrit paraqet grumbullimin e atyre substancave të rrezikshme në atmosferë të cilat substanca rrezikojnë jetën e njerëzve dhe të gjallesave të tjera

Zhvillimi I industrise dhe perdorimi I makinave ben qe ajri qe ne thithim te jete mjaft I ndotur sidomos ne zonat urbane ku eshe e perqendruar edhe popullsia me e madhe.Ajri qe ne thithim eshte I mbushur me elemente te rrezikshme per jeten si CO2,Pb etj.Kjo ka bere qe te shfaqen nje numer I madh semundjesh me rrezik te larte per jeten si p.sh. llojet te ndryshme te kancerit.Ndotja e ajrit eshte e ndryshme ne ambiente te ndryshme.Ka disa mjedise pune si ne shkrirjen e metaleve,ne dege te indudtrise ku perdoren kimikate etj, ku shkalla e ndotjes se ajrit eshte shume e larte dhe rrezikon shendetin e punetoreeve dhe te banoreve perreth.Burimet kryesore qe kane ndikuar ne rritjen e ndotjes se ajrit jane:djegia e mjeteve te transporteve dhe djegia pa rregulla e mbeturinave.

Mënyra më e mirë për parandalimin e ndotjes së ajrit është të ecim këmbë ose të ngasim biçikletën dhe të ngasim makinat më pak. Kjo do të parandalojë ndotjen e ajrit nga lëndët djegëse fosile.


Powered by Create your own unique website with customizable templates.